Kamenicë, nën kërcënimin e armës i grabiten 160 euro

Një burrë nga Kamenica është ankuar në Policinë e Kosovës se dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një shumë parash prej 160 eurove dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka njoftuar se njësitë policore kanë arritur ta arrestojnë njërin nga të dyshuarit, mashkull kosovar të cilit i është konfiskuar automjeti i tij si provë materiale.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i njëjti është dërguar në mbajtje ndërsa njëri nga të dyshuarit gjendet në arrati.