default

Kamenicë, gjuan me armë në drejtim të dy personave

Policia e Kosovës njofton se në Kamenicë ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:20 dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit  janë gjetur dhe sekuestruar : dy  pushkë  gjuetie me 17 copë fishekë dhe një thikë.

Tutje sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje .