Kamenicë, gjobiten marketet për mbajtje të produkteve të skaduara

Inspektorati i Komunës së Kamenicës ka dënuar marketet në Kamenicë për mbajtje të produkteve me afat të skaduar.

Sipas njoftimit, Inspektorati në Kamenicë ka inspektuar të gjitha marketet e mëdha, te mesme dhe të vogla të Komunës së Kamenicës.

“Gjatë inspektimit të këtyre marketeve, Inspektori Sanitar dhe Veterinar në pesë markete në Kamenicë ka asgjësuar mall me afat të skaduar në vlerë mbi 200 euro si dhe janë gjobitur këto markete, ku vlera e një gjobe arrin në 400 euro”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.

Inspeksioni në Kamenicë ka bërë thirrje tek të gjitha markete që të kenë kujdes dhe të mos mbajnë produkte pa afat të cilat mund të dëmtojnë shëndetin e konsumatorëve.

Shefi i Inspektoratit në Kamenicë, Liridon Beqiri ka thënë se Inspektorati gjatë këtij viti do të jetë shumë aktiv.

“Po ashtu edhe gjatë këtij viti Inspektorati do të jetë aktiv duke inspektuar të gjitha bizneset të cilat nuk respektojnë ligjet dhe do të shqiptohen gjoba për ta”, ka thënë  Beqiri.