Foto: Ilustrim

Kamenicë, burri rrah gruan dhe vajzën

Një burrë është arrestuar nga policia ditën e djeshme në Kamenicë.

Sipas raportit ditor të policisë, i njëjti dyshohet se ka rrahur gruan dhe vajzën e tij.

Gruaja dhe vajza kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit është njoftuar edhe prokurori i rastit, me vendim të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje.