Kamenica

Kamenicë, arrestohet pronari për mosmbajtje të distancës në lokal

Policia ka arrestuar pronarin e një lokali në Kamenicë nën dyshimin se në lokalin e tij me një numër të madh të personave nuk ishte mbajtur distanca fizike.

Sipas Policisë, në lokal ishtë vërejtur prezenca e shumë personave të cilët nuk e kishin respektuar vendimin e Qeverisë për prandalimin e përhapjes së COVID-19.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar aktvendim.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Me vendim të Qeverisë, obligohen të gjitha institucionet publike dhe private të vendosin rregulla me shenja të dukshme në çdo hyrje të objektit (duke përfshirë këtu ndalimin e hyrjes pa maska, obligimin për ta respektuar distancën etj.) në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.