FOTO: Policia e Kosovës/ Facebook.

Kamenicë, arrestohet një 21-vjeçar për armëmbajtje pa leje

Policia në Kamenicë ka arrestuar një 21-vjeçar pasi i njëjti ka poseduar armë pa leje.

Policia përmes në njoftimi ka shpjeguar se kjo ngjarje ka ndodhur kur Stacioni Policor Kamenicë  gjatë patrullimit dje ka ndalur veturën  me targa vendore drejtuar nga i dyshuari i cili kishte filluar tejkalimin në vijë të plotë.

“… Pas ndaljes së veturës dhe kontrollimit të dokumentacionit tek i njejti është gjetur një armë-revole e llojit ZORAKI-M-906-T si dhe pesë fishek të kalibrit 7.65 mm të cilën i dyshuari e kishte pasur në brezë” – është thënë në njoftimin e PK-së derisa është bërë e ditur se arma dhe fishekët janë konfiskuar.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,”Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe rasti i kompletuar do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Gjilan.