Arkiv

Kamenicasi tenton ta shesë lopën e ngordhur për mish

S.Xh. nga Kamenica është arrestuar pasi tentoj ta shesë lopën e ngordhur tek kasapi.

Policia kishte pranuar informacione se 40 vjeçarit i kishte ngordhur lopa, ndërsa ai u kap në tentativë për ta dërguar lopën tek mishtorja e F.B.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë inspektori i veterinarisë, sipas të cilit, mishi i lopës së ndodhur nuk guxon të përdoret për konsum, dhe se kafsha e ngordhur duhet të groposet.

Tutje, policia ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, pas veprimeve policore shtesë në lidhje me rastin njësia e hetimeve nga Stacioni Policor Kamenicë në bashkëpunim inspektorët e AVUK-ut dhe Prokurorin e shtetit nga të gjeturat e rastit dhe veprimet shtesë rasti ri kualifikohet, nga “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” në vepër penale  “Prodhimi dhe vënia në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor”.