Kamenica

Kamenicasi del në gjueti, por qëllon aksidentalisht dy persona

Një person në Kamenicë kishte vendosur dje që vikendin ta kalojë në gjueti mirëpo i njëjti përfundoi i arrestuar nga ana e policisë.

Sipas njoftimit, mëngjesin e ditës së djeshme, rreth orës 06:50, policia ka arrestuar të dyshuarin pasi që i njëjti nga pakujdesia kishte qëlluar me armë zjarri dy viktima.

Viktimat e këtij rasti janë duke u trajtuar në spitalin e Gjilanit, dhe nga të njëjtit janë konfiskuar tre pushkë gjuetie me 64 copë fishke dhe leje përkatëse.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.