Foto: Ilustrim

Kamenicasi arrestohet pasi rrahu nënën e tij

Policia në Kamenicë mëngjesin e ditës së djeshme ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje.

Në bazë të njoftimit, dje rreth orës 08:20 është arrestuar i dyshuari nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.