Foto: Qendron Kastrati/Facebook

Kamenica nënshkruan tri marrëveshje për efiçiencë të energjisë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se i ka nënshkruar tri marrëveshje me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Këto tri projekte janë për ndërtimin e paneleve solare në komunën e Kamenicës, fasadimin e objektit të Zjarrfikësve dhe shkollës “Skënderbeu” në Kopërnicë.

“Edhe një lajm i mirë për Kamenicën. Këto projekte do të rezultojnë me kursimin e energjisë dhe buxhetit”, ka shkruar Kastrati në Facebook.