Kamenica në gatishmëri emergjente për shkak të mungesës së ujit të pijshëm

Komuna e Kamenicës merr vendim që të shfrytëzohen burimet e ujit nga puset rezervë të furnizimit për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

Sipas njoftimit të Komunës, kryetari Qëndron Kastrati, ka marrë vendim për ngritjen e gatishmërisë emergjente.

Përmes vendimit ai ka obliguar Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit që në bashkëpunim me KRU “Hidromorava” Gjilan, dega në Kamenicë, që të shfrytëzohen burimet rezervë.

“Pas gjendjes së krijuar si rezultat i mungesës së ujit të pijshëm në burimet që shfrytëzohen nga sistemi publik i furnizimit me ujë në Komunën e Kamenicës duke aktivizuar dhe shfrytëzuar edhe burimet e ujit nga puset rezervë të furnizimit me ujë”, thuhet në njoftim.