Kamenica bëhet me sistem të matjes së vijueshmërisë së mësuesve

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se pas Administratës edhe institucionet arsimore do pajisen më sistem të vijueshmërisë në Punë.

Sipas të parit të Kamenicës, përmes këtij sistemi do lehtësohet menaxhimi i mësimdhënësve në vendin e punës.


“Pos administratës, edhe institucionet arsimore pajisen me Sistem të Vijueshmërisë në Punë. Përmes këtij sistemi, do të jetë më lehtë e menaxhueshme paraqitja e mësimdhënësve në vendin e punës dhe njohja e secilit prej tyre do të bëhet përmes shenjave të gishtërinjëve,” ka shkruar Kastrati.