Foto: Qëndron Kastrati/Facebook

Kamenica bëhet me shkollë të muzikës nga shtatori

Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit janë pajtuar që dega e “Shkollës së Muzikës” në Gjilan të hapet dhe të funksionojë në Kamenicë.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati tha se është i lumtur që nxënësit të cilët dëshirojnë të ndjekin shkollën e muzikës së shpejti do ta kenë këtë mundësi ta bëjnë edhe në Kamenicë.

“Nga shtatori do hapet dega e Shkollës së Muzikës në komunën tonë dhe të gjithë nxënësit nga Kamenica mësimin do e vijojnë këtu. Pos kësaj, regjistrimet e reja të nxënësve në drejtimin për muzikë do të bëhen në degën që do të hapet në Kamenicë. I lumtur që nxënësve tanë po u ofrojmë mundësi të tilla duke marrë parasysh shpenzimet e secilës familje për t’i dërguar fëmijët në Gjilan”, thuhet të ketë thënë Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati

U.d Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi ka thënë se pasi të nënshkruhet ky memorandum bashkëpunimi, nxënësit e Kamenicës nga shtatori do të mund të ndjekin mësimet e muzikës në Kamenicë

“Ky memorandum bashkëpunimi për shkak të specifikave ekonomike-sociale do t’i mundësojë nxënësve të komunës tonë të ndjekin mësimet në shkollën e muzikës më afër. Kjo është një gjë e mirë për ne sepse po punohet për të ardhmen e të rinjëve tanë”, thuhet të jetë shpehuar ajo.