
Kamberi për tensionet në Kuvendin e Serbisë: Albanofobi e retorikë e viteve ‘90
02.2.2023 - 23:28
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka konsideruar rrëmujë dhe mungesë elementare të sensit për realitetin në Kosovë, gjendjen e cila u krijua të enjten në Kuvendin e Serbisë, ku u diskutua për Kosovën.
Kamberi përmes një postimi në Facebook ka thënë se përsëri është rikthyer retorika e viteve ‘90.
“Rrëmujë. Albanofobi. Mungesë elementare e sensit për realitetin në Kosovë. Kështu do të kisha cilësuar seancën e sotme në parlamentin e Serbisë. Retorika e viteve të 90-ta në skenë”- ka shkruar Kamberi.
Sot në Kuvendin e Serbisë ka pasur tensione mes opozitës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Deputetët opozitarë e akuzuan presidentin Vuçiq se “e ke dorëzuar Kosovën”.