Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia, Policia ndalon tre persona në Leposaviq
19.10.2024 - 12:12
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me 18.10.20204 gjatë patrillumit në fshatin Zrnosek të Leposaviqit ka ndaluar një automjet me targa të Novi Pazarit, në të cilin gjendeshin tre persona të dyshuar, që dyshohet se përmes rrugëve ilegale kanë kaluar ilegalisht kufirin.
Sipas Policisë, të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.