
Ilustrim - Foto: KALLXO.com
Kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, ndalohen dy persona
18.12.2024 - 11:33
Policia ka bërë të ditur se ka ndaluar dy persona për kalim ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë. Rasti ka ndodhur në Novosellë të Kamenicës.
“Më 17.12.2024, gjatë patrullimit, Policia ka ndaluar një automjet me targa të Novi Pazarit me drejtues një shtetas të Serbisë dhe pasagjeren femër kosovare, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Republikë e Kosovës”, thuhet në raportin e Policisë, të publikuar më 18.12.2024.
Të dyshuarit, sipas Policisë, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.