Kalon rezoluta e deputetit Fetah Rudi

Kuvendi i Kosovës me shumicë apsolute ka kaluar rezoluta e propozuar nga deputeti i LDK-së Ftah Rudi, gjatë debatit parlamentar për personat me nevoja të veçanta.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci tha se me 94 vota për ka kaluar rezoluta e deputetit Fetah Rudit.

Dje pas debatit parlamentar kishte dështuar votimi i rezolutës në Kuvendin e Kosovës për personat me nevoja të veçanta.

Në momentin kur duhej të hidhej për votim, të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin vetëm 30 deputetë.

Në mungesë kuorumi dështon votimi i rezolutës për personat me nevoja të veçanta