Kalon projektligji për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor

Me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka kaluar shqyrtimi i parë i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ka treguar objektivat e këtij projektligji.

“Objektiv kryesor i këtij projektligji është përcaktimi i qartë i përgjegjësive dhe kompetencave të institucioneve të RKS që të merren me krijimin e të dhënave gjeo-hapsinore. E po ashtu qëllim është edhe përcaktimi i kritereve për krijimin e të dhënave e që do të jenë pjesë e infrastrukturës kombëtare të të dhënave hapësinore për Republikën e Kosovës”, tha Aliu.

Këtë projektligj edhe opozita u shprehën të gatshëm ta mbështesin dhe të japin kontributin e tyre mes dy leximeve.