
Kalimtari i rastit fik zjarrin që dyshohet se iu vu një veture në Fushë Kosovë
25.4.2023 - 10:00
Një veture në Fushë Kosovë dyshohet se i është vënë zjarri nga persona të panjohur.
Siç raporton Policia e Kosovës, zjarri ishte fikur nga një kalimtar i rastit.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:00.
Policia thotë se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetime të mëtutjeshme.