Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Kalim ilegal i kufirit nga Serbia në Kosovë, ndalohet një person

Në fshatin Novosellë të Kamenicës, më 01.09.2024, Policia ka ndaluar një makinë me targa të huaja që drejtohej nga një i dyshuar- shtetas i Kosovës, i cili kishte kaluar kufirin në rrugë ilegale nga Serbia në Kosovë.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Pas intervistimit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në njoftim bëhet e ditur se rasti po trajtohet si ‘kalim ilegal i kufirit’.