Ilustrim

Kalim ilegal i kufirit, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës dje në Leposaviq, ka shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar që kishin kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas policisë në automjetin e të dyshuarve ishin të ngarkuara 25 dele, 2 dhi, 7 qengja dhe dy keca pa dokumentacionin përkatës.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa kafshët janë dërguar në terminal doganor për procedurë të mëtutjeshëm” – thuhet në njoftimin e policisë.