Kalaveshët e rrushit afrojnë Thaçin e Metën

Dy presidentët shqiptarë, Hashim Thaçi e Ilir Meta, janë parë bashkë këtë të premte në Rahovec.

Fillimi i festivalit të rrushit ishte ngarja që i ka bërë bashkë Metën, Thaçin e kryeministrin në detyre, Ramush Haradinaj.

“Nuk mund të mungoja sot në “Festën Tradicionale të Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest 2019?” në Rahovec, ku së bashku me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, ndamë urimet për prodhim të mbarë, mirëqenie dhe begati për vreshtarët, jo vetëm të kësaj zone, por të mbarë Kosovës”, ka shkruar Presidenti i Shqipërisë në “Facebook”.

“Shpresoj që shkëmbimet mes dy vendeve tona të rriten edhe më tej, në të gjitha aspektet, në radhë të parë përsa u takon prodhimeve të bujqësisë dhe zhvillimeve të agro-turizmit. Duhet të mësojmë më shumë nga njëri-tjetri!”, ka shkruar tutje Meta.

Takimet në mes dy Presidentëve shqiptarë nuk janë të shpeshta. Presidenti i Kosovës më tepër zhvillon takime me kryeministrin Edi Rama ndërsa, Ilir Meta jo rrallë herë shihet në takime me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

‘Akujt’ politikë Kosovë – Shqipëri

www.kallxo.com