Kadriu: Mësimdhënësit më kanë paragjykuar kur jam shoqëruar me fëmijët e komuniteteve

Sonte në pjesën e dytë të emisionit “Jeta në Kosovë” po debatohet rreth asaj se a ka racizëm në Kosovë.

Lorenta Kadriu, aktiviste dhe vullnetare e të drejtave të njeriut për komunitetet në Kosovë, në emisionin “Jeta në Kosovë” ka treguar se është paragjykuar shumë nga mësimdhënësit kur është shoqëruar me nxënësit nga komuniteti me ngjyrë.

“Jam paragjykuar shumë prej mësimdhënësve të mi, familjes e kam pasur shumë problem sepse gjysma janë të shkolluar e gjysma jo, dhe kur kanë përdorur ndonjë term fyes ose diçka më është dashur të merrem 2 orë me ta”, tha ajo.

“Mësimdhënësit më kanë thënë çka po përfiton ti, kur kemi avoku në institucione të pushtetit lokal gjithmonë hajt se  i kanë punët mirë ata”, ka shtuar ajo.