Kadri Veseli solidarizohet me qytetarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është solidarizuar me qytetarët e Shqipërisë pas tërmetit të fuqishëm që ka ndodhur pasditën e sotme.

Veseli tha së janë të gatshëmetë mbështesin shtetin shqiptar “me çdo që është e nevojshme”.

“Solidarizohem me motrat dhe vëllezërit shqiptarë matanë kufirit, që sot pësuan nga një tërmet i rëndë. Jemi të gatshëm ta mbështesim Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme”, ka shkruar kryetari i PDK-së në Facebook.

Ai u ka uruar të gjithë të lënduarve shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në familjet e tyre.

Me qytetarët e prekur nga tërmeti janë solidarizuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili ofroi ndihmë ushtarake ndërsa, kryeminstri në dorëheqje, Ramush Haradinaj shprehi gatishmërinë për ndihmë financiare në emër të Qeverisë.