Kadri Veseli shkel rregullat e mbrojtjes nga coronavirusi (FOTO)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka vizituar fshatrat me shqiptarë në veriun e vendit.

Në këtë vizitë, është vërejtur se Veseli  i ka shkelur rregullat e mbrojtjes nga coronavirusi, të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK.

Veseli gjatë vizitës në fshatrat e Leposaviqit dhe Zveçanit, siç tregojnë pamjet e dërguara nga PDK, përveç që nuk e mban distancën, ai përshëndetet dorë më dorë me qytetarët, disa prej të cilëve nuk kanë as doreza e as maska.

Kryetari Veseli në veri të Kosovës, takon banorët shqiptarë në Leposaviq e Zveçan

Kryetari Veseli në veri të Kosovës, takon banorët shqiptarë në Leposaviq e ZveçanKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me kërkesë të banorëve shqiptarë të komunave në veri të Kosovës, i ka vizituar sot ata për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, pas provokimeve të Serbisë me orë policore e karantinim dhe konfuzionit që u ka shkaktuar më pas Qeveria e Kosovës.

Publiée par Partia Demokratike e Kosovës – PDK sur Lundi 6 avril 2020