Kadri Veseli pret testin për COVID-19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është në pritje të testit për COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Veseli përmes llogarisë së tij në Facebook.

Ai ka thënë se është testuar për COVID-19 pas simptomave të lehta dhe dyshimeve për infektim, ndërsa tashmë është vetizoluar.

“Të nderuar qytetarë, Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin. Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit. Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!”, ka shkruar Veseli.

 

Shënim i orës 13:15: Titulli është edituar pasiqë versioni i parë është publikuar gabim.