Kadri Veseli: Po mocionit, jo zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një konference për media ka deklaruar se do ta mbështesë mocionin e propozuar nga LDK-ja për rrëzimin e Qeverisë.

“Si opozitë, në parim, ne e mbështesim mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, por kjo s’do të thotë se ne do të ndryshojmë kursin dhe statusin aktual politik”, tha Veseli në konferencë.

Ai thotë se në kushte normale do të kërkonin zgjedhje të parakohshme, por me pandeimë prezentë, thotë se zgjedhjet janë të pamundura.

“Në rrethana normale, do të kërkonim zgjedhje të parakohshme. Por, me pandeminë këtu – e dimë se kjo është e pamundur aktualisht. Karshi zhvillimeve të ditëve të ardhshme, do të marrim edhe vendimet e tjera të nevojshme”, tha në mes tjerash Veseli.