Kadri Veseli - FOTO KALLXO - 06.02.2019

Kadri Veseli për Syrin e Popullit: Ato që i kam thënë janë të vërteta

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është deklaruar për akuzat për shpifje nga Lëvizja Vetëvendosje për rastin e organizatës “Syri i Popullit”.

Veseli ka akuzuar LVV-në për paaftësi për krjimin e institucioneve e që sipas tij, po merren me prokurori.

Ai ka qëndruar pas akuzave drejtuar Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës.

“Njëra është paafësia për ta ndërtuar koalicionin qeveritar me këto improvizime siç është Syri i Popullit, është tentativë e dyfishtë. Syri i Popullit nuk është diçka që është fiktive, është reale, ka njeri të plagosur, njeri të zënë në flagrancë, veprime të cilat janë konsistonte të cilat janë promovu që nga kuvendi i Kosovës. Ka djegie të makinave, sulme të eskortës të kryeministrave, sulme të deputetëve të eksponentëve të cilët kanë qenë gjatë këtyre pesë viteve në qeverisje në pjesën pozitës të cilën e kanë bërë Syri i Popullit dhe janë pikërisht ata që i kam potencuar”, tha Veseli.

Ai tha se çdo kush duhet t’i përgjigjet këtyre akuzave.

“Pavarësisht të një ndonjë prokurori të korruptuar, rastet nuk mbyllen, secili duhet me u përgjigj për veprimet që i ka kry. E sa për mua, unë do t’i shkojë deri në fund në aspektin ligjor dhe nuk më bën përshtypje për asnjë individ”, deklaroi ai.

KALLXO.com ka raportuar sot se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në Prokurorinë e Prishtinës ka dhënë dëshminë në kallëzimin penal që e ka ngritur ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli për deklaratën e rreme nën betim.

Në prill të këtij viti Kurti dhe nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca kishin parashtruar kallëzimin penal ndaj hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për deklarata të rreme nën betim në rastin e dëshmisë së këtyre të fundit në gjykimin ndaj të akuzuarve në grupin e njohur si “Syri i Popullit” rreth plagosjes së avokatit kosovar, Azem Vllasi.

Sipas Kurtit dhe Konjufcës më 28 dhjetor 2018, presidenti Thaçi dhe ish kryeparlamentari Veseli në procesin gjyqësor të njohur si “Syri i Popullit” kishin dhënë deklaratë të rreme nën betim duke thënë se Albin Kurti dhe Glauk Konjufuca ishin pjesë e organizatës “Syri i Popullit”.

Hashim Thaçi: Pas organizatës që plagosi Azem Vllasin qëndron Albin Kurti e Glauk Konjufca

Kallëzimi penal ndaj Thaçit e Veselit, Kurti e Konjufca ftohen në Prokurori

.