Kadri Veseli niset drejt Hagës

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nën përcjelljen e forcave të Policisë së EULEX-it është nisur drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për në Hagë. Veseli ishte lejuar nga Specialja që të kthehet përkohësisht në Kosovë për ta vizituar babanë e tij pasi që kishte pësuar sulm në tru. Veseli në Kosovë ka ardhur më 2 maj. RTV21