Kadri Veseli nesër intervistohet nga Specialja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, nesër pritet të intervistohet nga hetuesit e Gjykatës Speciale në Hagë.

Intervista e Kadri Veselit ishte caktuar në fillim të këtij muaji, por që më pas u shty për 10 dhjetor.

“Për shkaqe teknike, intervista e kryetarit Kadri Veseli në Hagë është shtyrë për datën 10 dhjetor”, kishte thënë, Avni Bytyçi këshilltar politik i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në fillim të muajit nëntor është ftuar të merret në pyetje nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.

Gjykata Speciale është përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, ku flitet për krimet e pretenduara se i kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri në vitin 2000. /21Media