Grafika: Trembelat për KALLXO.com

Kadri Veseli kundër 'Asociacionit' me kompetenca ekzekutive

Në konferencën e tij për medie kreu i PDK, Kadri Veseli ka folur për statutin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ai ka thënë se ky mekanizëm nuk do ketë kompetenca ekzekutive.

“Nuk do të ekzistoj asociacion i komunave Serbe me kompetenca ekzekutive. Do të ketë asociacion vetëm në bazë të kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, ka thënë Veseli.

Draft- statuti i Asociacionit i përfunduar nga grupi themelues është dorëzuar tash në Bruksel ndërsa në konkluzionet e botuara tashmë është parë se grupi kishte arritur marrëveshje për kompetenca të shumta ekzekutive për këtë mekanizëm.

Ekipi menaxhues kërkon ‘ligj të veçantë kushtetues’ për Asociacionin