Kadri Veseli: Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka ngushëlluar qytetarët e Shqipërisë pas tërmetit i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Tejet i pikëlluar me jetët e humbura nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë. Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet që kanë humbur më të dashurit dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë që po kalojnë këto momente të vështira”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Tutje Veseli ka thënë që Kosova do ta ndihmoj Shqipërinë për të kaluar këtë tragjedi.

“Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë këtë dhembje”, ka theksuar Veseli.

Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta, duke lënë fatkeqësisht 9 viktima.