Kadri Veseli kërkon që të anulohet protesta e thirrur nga OVL e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar që protesta e thirrur nga Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e thirrur më 9 korrik, të anulohet.

Kjo, sipas Veselit, për shkak të pandemisë. Ai ka falënderuar të gjithë ata që e mbështeten në kohën pas njoftimit se Prokuroi i Specializuar ka ngritë aktakuzë ndaj tij dhe presidentit Thaçi.

“Falemnderit nga zemra bashkëluftëtarëve të mi dhe të gjithë qytetarëve për mbështetjen e pakursyer. Por, në këtë kohë të pandemisë, kemi shqetësim jetën e qytetarëve. Prandaj, me kërkesën më të sinqertë, i lus ata që ta anulojnë protestën e paralajmëruar për 9 korrik”, ka shkrua ai në Facebook.

Ai ka publikuar edhe një video ku ka bërë thirrje për anulimin e protestës:

Falemnderit nga zemra bashkëluftëtarëve të mi dhe të gjithë qytetarëve për mbështetjen e pakursyer.

Falemnderit nga zemra bashkëluftëtarëve të mi dhe të gjithë qytetarëve për mbështetjen e pakursyer. Por, në këtë kohë të pandemisë, kemi shqetësim jetën e qytetarëve. Prandaj, me kërkesën më të sinqertë, i lus ata që ta anulojnë protestën e paralajmëruar për 9 korrik.

Publiée par Kadri Veseli sur Samedi 4 juillet 2020