Kadri Veseli e quan ‘të lodhtë’ qeverinë Hoti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli e ka quajtur të lodhtë dhe të papërgjegjshme qeverinë në krye me Avdullah Hotin.

Këto i mbështeti me faktin që për disa herë radhazi në Kuvendin e Kosovës, projektligjet nuk po kalojnë.

Këto deklarata i ka bërë në një konferencë për media, të martën.

“Qeverisja që është tu u mundu me bë diçka, nuk është tu bë asgjë. Po kalojnë seanca edhe e dinë nuk kanë numra, po tentojnë të kalojnë diçka që nuk është i përgatitur e she se sa është kjo qeverisje e lodhtë, dhe e pa përgjegjshme. Duke qenë se jo shpesh ndodhë të ketë opozita si PDK që është e gatshme për propozime si për pako për Rimëkëmbje për interes të vendit. Ju keni parë që qeveria nuk e ka këtë gatishmëri, është duke i vonuar dhe lodhur, dhe varfëria qytetarët e vendit pa asnjë arsyeje”, u shpreh Veseli.

“Kryeministri mendon se vetëm ai ka të drejtë, nuk ka nevojë për përkrahje, dhe i ka blloku bizneset”, shtoi ai.