Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku | Foto: Atdhe Mulla

Kadri Veseli e quan padrejtësi dënimin vëllezërve Demaku në rastin Drenica 2

Kryetari i Partisë Demoraktike të Kosovës, Kadri Veseli e ka quajtur padrejtësi vendimin e Gjykatës për t’i dënuar vëllëzerit, Nexhat e Fadil Demakut.

Të dy ishin dënuar nga Gjykata e Mitrovicës për rastin e njohur si “Drenica 2”.

“Është e vështirë të ngrihesh çdo mëngjes, të shikosh fotografinë e varur në mur të djalit dhe vajzës të rënë në luftë për liri, Xhevatit e Fatimes, dhe të ndjesh mungesën e djemve të tjerë, Nexhatit e Fadilit, të cilët luftuan përkrah tij, por sot nuk janë në liri, për shkak të një padrejtësie të madhe që u bë ndaj tyre, në emër të drejtësisë. Padrejtësia në emër të drejtësisë është e rëndë. Vështirë e përballueshme, por unë e di se ju jeni prindër të fortë”, thuhet në letrën që Veselit thotë se ia ka dërguar prinderëve të Nexhat Demakut, Baca Haxhi dhe Nana Qamë.

Veseli tutje ka thënë se beteja e fundit do të jetë për nderin e UCK-së.

“Vëllezërit e tij, që sot vuajnë padrejtësisht, do të ngadhënjejnë mbi padrejtësinë. Me të vërtetën e tyre të pastër. Me nderin e tyre, të cilin mund ta errësojnë përkohësisht shpifjet e ulëta, por kurrë nuk do të munden ta rrënojnë. Ata do të kthehen! Heronjtë kthehen të fundit nga betejat, e beteja e fundit e jona është beteja për nderin e UÇK-së – beteja për ruajtjen e Kosovës. Ne do të fitojmë, sepse UÇK-ja ishte dhe mbeti deri në fund nderi dhe drejtësia e popullit tonë”, ka shkruar Veseli.

Prokurori Jep Fjalën Përfundimtare në Rastin “Drenica 2”

Apeli Konfirmon Dënimet në Rastin ‘Drenica 2’

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!