Kadri Veseli arrin në Kosovë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka arritur në Kosovë për të marrë pjesë në të pamën e babait të tij që ndërroi jetë gjatë kësaj jave.

Lajmin e ka konfirmuar Gjykata Speciale, e cila ka bërë të ditur se EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës për vizitën e Veselit në familjen e tij në Mitrovicë.

Kadri Veseli gjendet në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit të kaluar, kur i është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.