Kadri Veseli arrin në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka arritur në Kosovë pas vdekjes së nënës së tij ditë më parë.

Veseli ka arritur në Kosovë nën përcjelljen e veturave të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Nëna Kadri Veselit, Ajshe Veseli ka vdekur në moshën 93 vjeçare.

Kadri Veseli dhe udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë të Holandës.