Kadri Veseli - Kryetar i PDK-së

Kadri Veseli: Albin Kurti po i ikën përgjegjësisë shtetërore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për ikje nga përgjegjësia shtetërore dhe ika nga vendimmarrja.

Veseli ia ka përmendur Kurtit edhe takimet me përfaqësuesit serb.

“Kjo qasje i duhet vetëm Kryeministrit për të evituar debatin publik për mungesën e programit qeverisës, për shkeljen e premtimeve të tij elektorale para qytetarëve, për mungesën e guximit vendimmarrës dhe për shumëçka tjetër”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Veseli thotë se Kurti po ankohet te ndërkombëtarët për shkak të reagimit të opozitës në Kosovë. `

“Edhe loja me ankesa dhe kërkesa te ndërkombëtarët, për ta zbutur reagimin e opozitës, në çështjet si heqja e taksës dhe dialogut, është qëndrim i ulët i Kurtit”, ka shkruar në mes tjerash Veseli.