Kadri Kastrati. Foto: REL

Kadri Kastrati jep dorëheqje nga PDK

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Kastrati, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e kësaj partie.

Kastrati përmes një postimi në Facebook ka thënë se kontributin e tij në fushën e sigurisë është i gatshëm ta japë por jashtë partive politike.

“Unë do të mbetem çdo herë i gatshëm t’i shërbej vendit tim në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, kurdo që të më kërkohet një gjë e tillë por pa qenë anëtar i ndonjë subjekti politik”, ka shkruar ai.

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës i ishte bashkuar PDK-së në fillim të vitit 2017.