Kadetët e FSK-së përfunduan stërvitjen 'Gjithmonë Stoik' (FOTO)

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka njoftuar se Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë përfunduar stërvitjen fushore “Gjithmonë stoik” që është edhe moto e klasës së tyre.

Sipas tij, Kadetët e klasës 024 e kanë përfunduar me sukses këtë stërvitje.

“Kadetët u vlerësuan në terren kompleks, adaptim në drille të betejës nga mjedisi malor në mjedis urban, bunker e transhe, zjarr indirekt dhe zona të kontaminuara – ditën dhe natën”, tha Mehaj.

Ministri shtoi se Kadetët qëndruan stoik pas 38 km patrullim dhe 15 misione të ndryshme.

“Ju lumtë krenaria jonë”, përfundoi ai.