FSK ushtron me NATO-n: Foto: Armend Mehaj/Facebook

Kadetët e FSK-së kryejnë stërvitje bashkë me ushtarë të NATO-s

Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke kryer stërvitje bashkë me ushtarët e NATO-s në kuadër të “Kampit veror 2022” që po mbahet në Maqedoninë e Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka thënë se ky kamp është mundësi e shkëlqyer që kadetët njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale t’i zbatojnë në ndërveprueshmëri dhe shpirt ekipor mes trupave shumëkombëshe.

“Gjithashtu, krahas avancimit të aftësive drejtuese dhe manovruese, ata të përmirësojnë teknikat, taktikat dhe procedurat e tyre për luftime sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe orientim të suksesshëm në terren të panjohur”, tha Mehaj në postim.

 

Foto: Armend Mehaj / Facebook
Foto: Armend Mehaj / Facebook