Kadetët dhe instruktorët e Policisë së Kosovës dhurojnë gjak

Gjatë ditës së sotme ka filluar fushata humanitare “Dhurimi vullnetar i gjakut”, në Drejtorin në për Trajnime Themelore në Policinë e Kosovës.

Kjo fushatë është organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të  Transfuzionit të Gjakut.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kjo fushatë e dhurimit të gjakut nga kadetët policor dhe instruktorët e Policisë së Kosovës do të vazhdojnë edhe sot duke marr parasysh numrin e madh të të interesuarve.

Deri më tani sipas njoftimit, dhurues të gjakut janë mbi 130 kadetë dhe instruktorë.