ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Kaçanik, vidhen para në një xhami

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, ka ndodhur një vjedhje në një xhami të qytetit.

Sipas njoftimit, Policia është informuar se persona të pa njohur, kanë hyrë me forcë në xhami dhe kanë vjedhur para të gatshme. Shuma ende nuk dihet.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30 në rrugën ‘Besnik Begunca’ në Kaçanik.