Ilustrim - Aksident - Foto: KALLXO.com

Kaçanik, vdes i lënduari në aksident trafiku më 8 janar

Policia e Kosovës është informuar për vdekjen e një personi i cili kishte pësuar lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur më 8 janar në fshatin Kovaqec të Kaçanikut.

Sipas njoftimit të Policisë, i ndjeri ishte duke u trajtuar në një spital jashtë vendit.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si aksident me fatalitet.