Komuna e Kaçanikut

Kaçanik, të shtëna me armë për kontest pronësor

Një incident, vrasje në tentativë, është shënuar dje edhe në Komunën e Kaçanikut.

Sipas policisë, edhe ky rast ka ndodhur për shkak të një kontesti pronësor, ku një person ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy burrave.

Policia thotë se njëri prej viktimave ka pësuar lëndim në kokë pasi është goditur me dorëz të pistoletës.

Tutje policia thekson se të dyshuarit i janë sekuestruar po ashtu një pistoletë me 34 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 27 fishekë.

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Një rast i vrasjes në tentativë për çështje prone ka ndodhur dje edhe në Viti.