Komuna e Kaçanikut, Foto: Facebook

Kaçanik, shqiptohen mbi 9 mijë euro gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

12 mandatare janë shqiptuar në Kaçanik për mosrespektim të rregullave të institucioneve qendrore kundër virusit COVID -19

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi për KALLXO.com tha se deri tani janë shqiptuar 9 gjoba nga 1000 të cilat i janë shqiptuar ndërmarrësve per mos rrespektim të masave ndaj virusit COVID- 19 si dhe janë shqiptuar 3 gjoba nga 250 euro po ashtu disa ndermarrjeve të tjera më të vogla.

Shtabi Komunal Emergjent për Parandalimin e COVID-19, ka kërkuar nga qytetarët respektim të rregullave dhe rekomandimeve nga institucionet qendrore, në mënyrë që të kemi sa më pak raste të virusit COVID-19.

Sipas shtabit emergjent,  Policia e Kosovës do të jetë në terren dhe do të vëzhgojë situatën ku edhe do të veproj ësipas rregullave dhe ligjeve të parapara për këso situata.