Ilustrim

Kaçanik, rrahje me mjete të forta, 4 të arrestuar

Katër persona janë arrestuar nga Policia në Kaçanik pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur mes vete.

Gjatë kësaj përleshjeje, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur me mjet të fortë.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:00 në rrugën “Ismail Raka”, në Kaçanik.