Kaçanik - Pas përleshjes tenton t'ia vë zjarrin objektit

Një person në Kaçanik ka raportuar në polici se një person tjetër pas një mosmarrëveshje verbale, dyshohet se e kishte hedhur një bidon me benzinë në objektin e tij.

Tutje thuhet se ai e kishte bërë këtë me dyshimin që ti vë zjarrin këtij objekti.

Policia thotë se i dyshuari është shoqëruar në polici dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në ora 12:10.