
Ilustrim, Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Kaçanik, një punëtor lëndohet në vendin e punës
07.5.2023 - 09:19
Një punëtor është lënduar në vendin e punës në Kaçanik, pasi derisa ishte duke çmontuar një shtyllë në vend punishten e kompanisë, i kishte rënë një hekur në kokë.
Sipas Policisë së Kosovës, punëtori ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në Spital.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe Inspektoriati i Punës, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08:30 në Kaçanik.