Kaçanik: Një person rezulton pozitiv me COVID-19

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, Sinan Zeneli, ka njoftuar se një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në këtë komunë.

Sinani ka thënë se të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të infektuarin tashmë janë izoluar.

“Qytetarë të nderuar të Komunës së Kaçanikut,sapo kemi marrë informacionin zyrtar se e kemi 1 rast  të konfirmuar me Covid-19 pozitiv!Të gjithë ata, që kanë pasë kontakt me rastin në fjalë tashmë janë vetëizoluar”, ka shkruar Sinani në Facebook